Polonia refuzon letrën e diplomatëve që nxisin tolerancën për personat LGBT

Evropë

Polonia refuzon letrën e diplomatëve që nxisin tolerancën për personat LGBT

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 13:26
Foto

Udhëheqësit polakë ditën e  hënën hodhën poshtë sugjerimet se personat LGBT në Poloni po përballen me çdo lloj diskriminimi ose privimi të të drejtave, pas botimit të një letre të hapur nga 50 ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë duke shprehur mbështetjen e tyre për “sfidat me të cilat përballen” komunitetet LGBT në vend .

Thirrja e ambasadorëve, e kordinuar nga ambasada e Belgjikës në Poloni vjen ndërsa një komunitet gjithnjë e më i dukshëm LGBT në Poloni është përballur me një reagim nga qeveria e krahut të djathtë, shumë komunitete lokale dhe Kisha Katolike.

Të drejtat e njeriut janë universale, dhe të gjithë, përfshirë personat LGBTI, kanë të drejtën e gëzimit të tyre të plotë”, thuhej në letër, duke përdorur shkurtesën për lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe persona ndër-seksualë, transmeton oranwes.

Në një konferencë shtypi të hënën, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se ai ishte dakord që çdo person meriton respekt, por që ai nuk pajtohet plotësisht me pretendimin e ambasadorëve se personat LGBT po privoheshin nga kjo.

Moraëiecki tha se askush nuk ka nevojë t’i mësojë Polonisë tolerancën, “sepse ne jemi një komb që kemi mësuar një tolerancë të tillë për shekuj, dhe kemi dhënë shumë dëshmi për historinë e një tolerance të tillë.” 

Liderët e partisë në pushtet të Polonisë, përfshirë presidentin, e kanë hedhur lëvizjen për të drejtat civile për personat LGBT si një kërcënim për familjet tradicionale. Presidenti Andrzej Duda fitoi një mandat të dytë këtë vit pasi i quajti të drejtat e LGBT një “ideologji” më të rrezikshme se komunizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat