Kroacia gati heqjes së vizave për ShBA, i ofrohen aeoplanë luftarakë F-16

Evropë

Kroacia gati heqjes së vizave për ShBA, i ofrohen aeoplanë luftarakë F-16

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:22
Robert Kohorst

Ambasadori i SHBA-së në Kroaci Robert Kohorst tha në Zagreb të martën se avionët luftarakë F-16 janë "avionët luftarakë më të mirë në botë" dhe shpreson që Kroacia të zgjedhë ofertën e SHBA-së kur të vendosë të blejë avionë të rinj.

"Ne mendojmë se F-16-a është zgjedhje e shkëlqyeshme për Kroacinë dhe shpresojmë që t'i zgjedhë ata," u tha ambasadori amerikan gazetarëve të martën në Fakultetin e inxhinierisë mekanike dhe arkitekturës detare, ku studiuesit dhe studentët mund të provojnë imituesin e F-16-ës deri më 1 tetor.

"Është e rëndësishme që studentët dhe studiuesit të kenë qasje në këtë teknologji," tha profesori Zdravko Terze, udhëheqës i studimeve të inxhinierisë aeronautike në FSB. Terze vuri në dukje se vizita e kompanisë amerikane Lockheed Martin në fakultet është edhe "një konfirmim i përsosmërisë së studiuesve tanë".

Kroacia po prokuron 12 aeroplanë luftarakë dhe ka marrë një ofertë nga Shtetet e Bashkuara për të blerë F-16 të rinj dhe Kohort tregon se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një "paketë të plotë".

"Ka një mijë aeroplanë F-16 në Evropë. Nuk ka të bëjë vetëm me blerjen e disa avionëve, por edhe me bashkimin në klub," tha ambasadori amerikan.

Për këtë pritet të bisedohet edhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo, i cili të premten arrin për vizitë në Kroaci. Do të bisedohet edhe për heqjen e vizave për në ShBA, për çka Korost tha se janë "shumë afër", njofton N1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat