Detaje të habitshme për serben në krye ta bandës: Me foshnjën në krahë takohej me dilerët!

Evropë

Detaje të habitshme për serben në krye ta bandës: Me foshnjën në krahë takohej me dilerët!

Nga: D.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:15
Xhirime të policisë spanjolle

Organizata kriminale e udhëhequr nga një shtetas serb (37), veprimtaria kryesore e të cilit ishte kultivimi dhe prodhimi i marijuanës për shpërndarje ndërkombëtare, është banda më e fuqishme e drogës që u zbulua në Katalonjë sivjet, citon Jutarnji.hr gazetat serbe. Arrestimi i një gruaje serbe dhe 31 personave të tjerë theu zinxhirin ndërkombëtar të kontrabandës së marihuanës dhe detajet e punës së kësaj organizate dolën në sipërfaqe.

Banda e drogës operonte në zonën e Barcelonës dhe Tarragonës dhe rritnin marihuanë në 12 plantacione që u kontrolluan nga policia. Bëhet fjalë për sisteme shumë komplekse të kultivimit të shpejtë të kërcellëve të kanabisit në vendet e fshehura të cilat i kishte marrë me nga qytetarja serbe dhe partneri i saj. Në rrjetin ndërkombëtar ishin të përfshirë qytetarë të Serbisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

"Kryesisht janë serbë, te të cilët gjetëm dokumente të rreme kroate dhe sllovene," tha një zëdhënës i policisë spanjolle në një bisedë telefonike nga Barcelona. "Ne bashkëpunuam me policinë serbe, e cila na dha të dhënat e tyre dhe ne jemi në kontakt me policitë e vendeve të tjera," shtoi ai.

Si detaji më interesant, thuhet se truri i operacionit ishte një grua që kryente veprimtari kriminale me një foshnjë në krahë.

Sipas burimeve të gazetës spanjolle La Vanguardia, hetuesit u shtangën kur panë të porsalindurin në shtëpinë ku jetonte shtetasja serbe dhe partneri i saj. La Vanguardia shkruan se ajo i kryente të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë me foshnjën në krahë, edhe kur takonte klientët.

- Jepte ​​urdhra me një fëmijë në krah, shkonte me foshnjën në kontrollin e plantacioneve dhe në takime me tregtarët e tjerë, kanë thënë burimet për lavanguardia.com.

Pas arrestimit, ajo dhe fëmija i saj u dërgua në paraburgim në Sant Andreu de la Barca.

Portali spanjoll gjithashtu zbulon se si u zbulua ky grup kriminal. Ata thonë se banda e fuqishme e drogës nuk do të ishte zbuluar ende nëse nuk do të kishte pasur një zjarr në një shtëpi në Olivella afër Barcelonës.

Zjarri u shkaktua nga instalime të montuara keq, përkatësisht një rrjedhje e madhe e energjisë elektrike e pompuar nga pajisjet për ventilim, ndriçim dhe pajisje të tjera për rritjen e kanabisit. Kjo ishte e dyshimtë për autoritetet, kështu që ata filluan të hetonin.

Garda Civile tha në një deklaratë të martën se në operacionin Caribes kishte gjetur 12,600 bimë marihuanë dhe 190 kilogramë marihuanë të përpunuar. Sekuestroi edhe 50,000 euro në para të gatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat