Beteja përfundimtare për Malin e Zi: Regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë gjithçka, serbët në fushatë

Evropë

Beteja përfundimtare për Malin e Zi: Regjistrimi i popullsisë mund të ndryshojë gjithçka, serbët në fushatë

Nga: D.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:47
Milo Gjukanoviq, Amfilohije Radoviq, tubime të qytetarëve

Kisha Ortodokse Serbe, partitë proserbe dhe vetë Serbia dëshirojnë të sigurojnë që të paktën 40% e popullsisë atje të deklarohen si serbë

Ose je serb ose milogorac. Quaju me emrin e paraardhësve tu. Deklarohu si serb "në mënyrë që të mos ketë ngatërrim që disa serbë të shkruhen përsëri malazezë, duke menduar se kjo është njësoj" sepse "nuk është më dhe nuk do të jetë njësoj - serbët janë serbë", shkruan jutarnji.hr.

Ky është statusi në Facebook, me të cilin qysh tash, disa muaj më përpara, paralajmërohet luftë e ashpër, padyshim e pakompromis dhe kyçe për regjistrimin e popullsisë në Mali të Zi vitin e ardhshëm.

Në fakt, pas zgjedhjeve të fituara në Malin e Zi, Kisha Ortodokse Serbe, partitë pro-serbe dhe vetë Serbia tashmë kanë filluar një fushatë të fortë para regjistrimit të popullsisë për të siguruar që të paktën 40 përqind e popullsisë atje të deklarn si serbë, me çka ky grup emtik yë bëhet më i madhi në Mal të Zi. Si duket, në Malin e Zi, zgjedhjet e fundit, në të cilat pushteti ndryshoi pas 35 vjetësh, ishin "kamomile" në krahasim me atë që do të pasojë - regjistrimit të popullsisë. Pristen tensione të rrezikshme, sepse beteja përfundimtare ka filluar dhe pyetja kryesore është nëse Mali i Zi do të mbijetojë si një entitet dhe identitet i veçantë kombëtar-kulturor apo do të bëhet vetëm një nga provincat serbe, dmth vetëm një përfaësi e Serbisë në det.

Të gjitha maskat kanë rënë dhe fillon një luftë e dëshpëruar për mbijetesën e Malit të Zi si një komb dhe shtet i veçantë. Nëse kaq shumë qytetarë malazezë deklarohen si serbë, kjo me siguri do të nënkuptojë ndryshime të mëdha në këto hapësira dhe realizimin e programit të ri kombëtar serb të njohur nën frazën e re "bota serbe", por edhe faktin që shumica e qytetarëve atje dëshirojnë të bëhen pjesë e asaj "bote" dhe jo malazeze. Ajo që vijon është një shtrëngim për çdo individ në vendin me pak më shumë se gjysmë milioni banorë.

Forcat e propagandës

Në fakt, është e qartë se aneksimi i ri i hapur i Malit të Zi ka filluar, sëpaku kështu shkruajnë mediat promalazeze, ndërsa duhet përkujtuar se kohët e fundit kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanovic madje ka deklaruar se pavarësinë dhe sovranitetin e Malit të Zi do ta "mbrojë edhe në mal, nëse është e nevojshme".

Pas zgjedhjeve, regjistrimi është betejë e re historike dhe epike për Malin e Zi - malazez ose serb. E ardhmja e Malit të Zi varet nga rezultati i tij, por edhe nga ndryshimet që mund të pasojnë në rajon. Të përkujtojmë se në regjistrimin e fundit dhjetë vjet më parë, serbët ishin rreth 28 përqind. Gjatë gjithë kohës, partitë pro-serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe mohojnë ekzistencën e etnosit dhe identitetit të pavarur malazez, krse shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis beson se tani të gjitha forcat propagandistike të Kishës Ortodokse Serbe dhe partive pro-ruse-pro-serbe do të bashkohen në fushatën e regjistrimit për të ulur malazezët në 25 deri në 30 përqind dhe për t'i shndërroi ata në pakicë në shtetin e tyre.

Ky do të ishte akti i fundit i "anulimit" të malazezëve dhe shndërrimi në të vërtetë i Malit të Zi në një shtet të dytë (ose të tretë) serb. Pasi Mali i Zi ka miratuar Ligjin për lirinë e fesë, i cili në një farë mënyre kufizon jo aq ndikimin fetar sesa ndikimin ideologjik dhe politik të KOS-it, propaganda e mprehtë nga të dy palët filloi të mohonte dhe margjinalizonte identitetin kombëtar dhe sovranitetin shtetëror të Malit të Zi.

Në fakt, ky ligj u perceptua si forcimi i pavarësisë së Malit të Zi dhe, thënë thjesht, "dëbimi ose kufizimi" i serbëve në qenien malazeze dhe identitetin kulturor-historik-etnik. Veçanërisht e dhimbshme për Kishën Ortodokse Serbe dhe forcat pro-serbe ishte paralajmërimi i kërkesës patriarkut Bartolomeu të Konstandinopojës për të njohur rivendosjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Malit të Zi, e cila u shfuqizua nga mbreti Aleksandër Karagjorgjeviç në 1918 gjatë aneksimit të Mbretërisë së Malit të Zi në Mbretërinë e atëhershme të Serbisë në prag të bashkimit në Mbretërinë SKS (Jugosllavi). Në atë kohë, kishat, manastiret dhe pronat e Kishës ortodokse të Malit të Zi iu dorëzuan Kishës Ortodokse Serbe, domethënë dioqezës Malazeze-Bregdetare.

Biseda të fshehta

Prandaj, nuk është për t'u habitur që shpallja e regjistrimit, siç shkruan "Dnevne novine", përmban një paralajmërim nga Kisha Ortodokse Serbe "të mos harrohet se kush i fitoi zgjedhjet dhe rrëzoi diktatorin Milo Gjukanoviq".

Në fakt, menjëherë pas fitores në zgjedhjeve të koalicioneve pro-serbe në zgjedhjet e fundit, analistët e vlerësuan këtë si një fitore të metropolitit Amfilohije Radoviq, pra të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Konfirmim shtesë i kësaj është se negociatat mbi përbërjen e qeverisë së re malazeze po zhvillohen në manastirin Ostrog nën ndërmjetësimin e metropolitit Amfilohije dhe disa të tjerëve, si peshkopi i Budvë-Nikshiqit, Joanikije. Vetë kryetari serb Aleksandar Vuçiç bisedoi fshehurazi me Amfilohijen rreth problemeve paszgjedhore në Mali të Zi në Beograd, gjë që u muar vesh vetëm disa ditë pas atyre bisedimeve, ka njoftuar portali i pavarur serb Nova.rs.

Sipas tyre, Amfilohije dhe Joanikije i kërkuan Vuçiqit të ulte tensionet midis tyre dhe udhëheqësve të koalicionit fitues në Malin e Zi dhe të ndikonte tek bashkëpunëtorët e tij nga Fronti Demokratik që të mos e pengonin marrëveshjen. Në fakt, ata ndiheshin të mashtruar sepse, si opsioni më i fortë pro-serb, nuk i morën të gjitha pozitat e pretenduara dhe të kërkuara në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat