Merr fund ankthi, pas 1 muaji del tamponi i parë negativ për Silvio Berlusconin

Evropë

Merr fund ankthi, pas 1 muaji del tamponi i parë negativ për Silvio Berlusconin

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:17
Silvio Berlusconin

Më në fund tamponi i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi del negativ.

Në një muaj betejë, Berlusconi qëndroi 10 ditë i shtruar në spital, në gjendje të rënduar, për të vijuar më tej kurimin në shtëpi.

Lajmin e ka dhënë zv.presidenti i skuadrës së Monzas, Adriano Galliani. Ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën e lindjes së tij, kur më 29 shtator festoi 84-vjetorin.

Përballë urimeve të shumta që mori nga lider nga gjithë bota, mes tyre dhe Vladimir Putin, kavalieri shkroi në Twitter, “Faleminderit nga zemra për urimet e shumta, jam i emocionuar. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës! Mijëra urimet që kam marrë më emocionuan”.

Berlusconi u testua pozitiv për COVID-19 në 1 shtator dhe një ditë më pas u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos, pasi pati temperaturë dhe kollë. Një radiografi e mëvonshme zbuloi se ai kishte një pneumoni të lehtë në të dyja mushkëritë.

“Faleminderit të gjithëve, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. Këto kanë qenë fjalët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi duke lënë spitalin San Raffaele në Milano pas 10 ditësh i shtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat