Franca regjistron rreth 13 mijë raste të reja me coronavirus dhe 63 të vdekur

Evropë

Franca regjistron rreth 13 mijë raste të reja me coronavirus dhe 63 të vdekur

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:15
foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në 24 orët e kaluara, 12,845 raste të coronavirusit janë regjistruar në Francë, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë të atij vendi.

Kjo është hera e parë që nga 27 shtatori që numri i njerëzve të infektuar me coronavirus ka kaluar 10 mijë, raporton reuters.

Gjithashtu është bërë e ditur se 63 persona kanë vdekur si rezultat i coronavirusit, e cila gjë e dërgoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,956.

Ndryshe, deri më tani 563,535 njerëz janë infektuar me coronavirus në shtetin francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat