Minat serbe në Jermeni ndërsa Daçiq e Ljajiç heshtin

Evropë

Minat serbe në Jermeni ndërsa Daçiq e Ljajiç heshtin

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:54
Daçiq e Ljajiç

Se armë serbe janë gjetur në konfliktin mes Azerbejxhanit edhe Jermenisë në Nagornji Karabah ku aktualisht zhvillohen konflikte të ashpra, përkundër qëndrimit të Serbisë se nuk përzihet në konflikt, është e qartë se nuk shqetëson aspak ministrin e jashtëm dhe atë Tregtisë në resorët e të cilëve është leja për eksport të armatimit, shkruan“Nova.rs” transmeton Bota Sot”.

Gazeta “Nova.rs” ka kërkuar nga Daçiq edhe Ljajiç të përgjigjen  si u gjetën raketat serbe në arenën e luftës në Karabah dhe kush eksportoi atje armë, por nuk ka marr përgjigje.

Çka fshihet?

Të përkujtojmë se në fushëbeteja atje u gjetën raketa që prodhohen nga kompanitë serbe Krushik Valjevo dhe EDePRo.

Me armët serbe jermenët patën sulmuar edhe në korrik kufitarët azerbajxhanas, aso kohe Ljajiç kishte thënë se Serbia në maj edhe qershor 2020 kishte miratuar eksportim të armatimit në Jermeni por vetëm revole edhe pushkë. Sipas tij ka mundësi që në vitin 2015 janë eksportuar edhe minahedhës dhe armatim të kalibrave tjera, gjë ka përmend edhe analisti ushtarak Aleksandar Radiç, por ai konsideron se raketat G-2000 u eksportuan sivjet dhe janë prodhuar në 2019 që shihet në foto.

Gabimi i diplomacisë serbe

Analisti i i politikës së jashtme Boshko Jakshiç e quan gabim të politikës së jashtme. “Kjo është më shumë lëshim i diplomacisë se prodhuesit, sepse prodhimi është legjitim dhe industria funksionon me profit jo me emocione- është lufta për treg. Por në situatën si kjo vendin e sjell në situatë delikate dhe pakëndshme sepse jemi afruar shumë me Azerbejxhanin dhe ata tash hidhërohen”, tha Jakshiç për “ Nova.rs”.

Sipas tij në ato raketa punojnë tri kompani serbe, ku kryesore është Krushik. “ pse u lejua që kompanitë private që pësuan sanksione amerikane të shesin armë në Jermeni e në fund llogarinë ta paguj shteti. Përgjegjësia është në ministritë , si do të sqarohet Baku, Jerevani apo opinioni”, tha Jakshiç

Vetëm fillimi..

Analisti ushtarak Vlada Radulovië mendon se diplomacia është fusha që duhet ketë pasoja. “Këtu mendoj në Azerbejxhanin me të cilën Serbia ka partneritet strategjik, që protestoi ashpër pas transaksioneve me Jermeni. Por ne kemi dërguar më shumë teknologji te Azerbejaxhani se kundërshtari i saj. Të gjitha këto janë shumë pak armatim se ato kanë marr nga Turqia apo Rusia, por nga Serbia kanë shkuar atje projektil edhe raketa”, tha ai

“Çështja është nëse raketat janë eksportuar nga Serbia si shtet apo kompanitë private apo “stërshitësit”. Nëse e kanë bërë individët privat, nëpër cilat kanale shkuan atje. Pa këto përgjigje, kjo do të jetë edhe një rast që individët rrezikojnë imazhin e shtetit për shkak hapave të përfaqësuesve të kompanive”, përfundon Raduloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat