Tetë të vrarë dhe 10 të shtruar në spital nga zjarret në pyjet në Ukrainën lindore

Evropë

Tetë të vrarë dhe 10 të shtruar në spital nga zjarret në pyjet në Ukrainën lindore

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:38
Foto

Tetë persona u vranë dhe 10 janë shtruar në spital ndërsa një seri zjarresh në pyje përfshinë një pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, tha të enjten shërbimi i urgjencës, raporton Reuters.

Zjarret kërcënuan 22 vendbanime dhe përfshinë një sipërfaqe prej rreth 9,300 hektarë, tha shërbimi në një deklaratë, duke shtuar se 120 njerëz ishin evakuuar.

Autoritetet lokale thanë se kishte gjithsej 146 zjarre, 82 prej të cilave ishin shuar.

Autoritetet lokale ukrainase kanë thënë që zjarret mund të jenë shkaktuar nga granatimet nga një zonë afër që kontrollohet nga separatistët pro-rusë, një pikë kalimi në të cilën u mbyll për shkak të zjarrit.

Zyra e presidentit të Ukrainës u bëri thirrje organeve të zbatimit të ligjit për të gjetur shkakun e zjarreve, duke thënë: "Arsyet për një përhapje kaq të gjerë të zjarrit duhet të përcaktohen qartë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat