​Bullgaria i bashkohet Unionit Evropian Bankar

Evropë

​Bullgaria i bashkohet Unionit Evropian Bankar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Bullgaria, e cila po përgatitet për të hyrë në zonën e euros, iu bashkua zyrtarisht sot Unionit Evropian të Bankave, njoftoi Banka Qendrore Bullgare (BNB).

“Ky anëtarësim do të lejojë Bankën Qendrore Evropiane (BQE) të kryejë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë mbi pesë bankat më të mëdha të vendit”, tha kreu i mbikëqyrjes i BNB, Radoslav Milenkov.

“Pjesëmarrja e Bullgarisë në Unionin Bankar do të zvogëlojë shumë rrezikun e falimentimit dhe rreziqe të tjera të mundshme për sistemin bankar bullgar, në rast të paaftësisë paguese të bankave”, komentoi Kalin Hristov, zëvendësguvernatori i BNB.

Unioni Bankar, i krijuar në vitin 2012, pas krizës financiare, është një sistem për monitorimin e bankave dhe zgjidhjen e dështimeve të tyre, i aplikuar në nivelin e BE-së dhe subjekt i rregullave uniforme në kontinent.

Objektivi i tij është të garantojë sigurinë dhe besueshmërinë e sektorit në BE./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat