​Estonia propozon kandidaturën e saj për kreun e OECD-së

Evropë

​Estonia propozon kandidaturën e saj për kreun e OECD-së

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Estonia ka emëruar presidenten e saj Kersti Kaljulaid, për postin e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

“Jam e nderuar”, shkroi Kaljulaid në Twitter, ndërsa theksoi nevojën për multilateralizëm dhe zgjidhje ndërkombëtare, pas njoftimit nga Ministria e Jashtme për emërimin e saj.

Sekretari aktual i përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria tha në korrik se nuk do të aplikonte për një mandat tjetër në krye të grupit.

Pasardhësi i tij do të zgjidhet nga 37 vendet anëtare të OECD-së për një mandat pesëvjeçar, në qershor 2021. Kandidaturat do të pranohen deri në fund të tetorit./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat