Vendimi drastik: Maska sanitare të detyrueshme në çdo orë të ditës në qytetet italiane

Evropë

Vendimi drastik: Maska sanitare të detyrueshme në çdo orë të ditës në qytetet italiane

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Në Romë e në të gjitha komunat e rajonit të Lazioj maskat sanitare bëhen të detyrueshme dhe në ambientet e hapura e në cdo orë të ditës.

Rajoni i Lazios ka firmosur urdhëresën e përdorimit të maksave mbrojtëse individulae jo më vetëm në ambientet e mbylluar por kudo e në çdo orë të ditës.

 Ky vendim erdhi pas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ku në 24 orët e fundit u regjistrua një rritje e frikshme e numrit të personave të infektuar nga koronavirusr plot 2548, shifër kjo që nuk regjistrohej që nga data 24 prill 2020.

Aktualisht në rajoni Lazio numërohen 7343 persona aktivë të infektuar nga koronavirusi. Numri i viktimave të shënuara deri më sot në këtë territor është 923, 5 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Departamenti i sektorit shëndetësor të këtij rajoni përmes këshilltarit komunal Alessio d’Amato ka infromuar se kjo masë është ndërmarrë para nisjes së fundjavës e për të mbajtur nën kontroll e parandaluar përhapjen e virusit.

Gjatë fundjavës  numri i të rinjve romane e lacialë që frekuentojnë lokalet  është çdo javë në rritje e ky fakt preokupon në rreezikun e mosrespektimin e protokollit të distancimit social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat