Franca raporton numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19

Evropë

Franca raporton numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Franca raportoi afërsisht 17 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 5000 më shumë se një ditë më parë, për të vendosur një rekord të ri që nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu 49 persona të tjerë nuk mund t’i mbijetonin virusit. Deri tani në Francë raportohen 606 mijë persona të infektuar dhe 32,198 viktima, raporton A2.

Në 7 ditët e fundit janë 4087 pacientë që kanë kërkuar trajtim më të specializuar spitalor dhe 849 në terapi intensive, megjithatë shifrat janë më të qëndrueshme në krahasim me të mëparshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat