Gruaja me shami po kalonte rrugën, shoferi i furgonit e përplas me qëllim

Evropë

Gruaja me shami po kalonte rrugën, shoferi i furgonit e përplas me qëllim

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një furgon me ngjyrë të bardhë është kapur nga kamerat e sigurisë duke lëvizur pas dhe goditur një grua me shami. Sipas mediave të huaja, gjithçka ndodhi vetëm se ajo i bëri “një shikim vrasës”.

Ky sulm tregon se si shoferi i furgonit Ford Transit, fillon të lëviz prapa në momentin që e sheh gruan e mbuluar duke kaluar rrugën në Ilford në pjesën lindore të Londrës.

Në momentin që goditet nga furgoni, ajo hidhet disa metra larg dhe përfundon e përplasur me fytyrë në tokë. E sikur kjo të mos mjaftonte, autori i sulmit largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Personi që shpërndau videon në Twitter ka shkruar: “Dy ditë më parë motra e mikut tim ishte viktimë e një sulm racist, ku një person godet me makinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

E lidhur me këtë është informuar edhe policia angleze, që tashmë ka filluar hetimet dhe i është vënë pas autorit të sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat