Covid-19, Johnson: Do të jetë një Krishtlindje e trazuar

Evropë

Covid-19, Johnson: Do të jetë një Krishtlindje e trazuar

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 23:41
Johnson

Britania e Madhe ka regjistruar pothuajse 13 mijë infeksione të reja dhe 49 vdekje nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 480 mijë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vdekjet deri më tani janë më shumë se 42,300.

Kryeministri britanik paralajmëroi se këto Krishtlindje nuk do të jenë si herët e tjera, por të trazuara.

Intervistuar nga BBC Johnson tha: “Unë e kuptoj lodhjen që ndiejnë njerëzit. Qytetarët janë të zemëruar me mua dhe ata janë të zemëruar me qeverinë. Unë duhet t’ju them, me të drejtë, se do shqetësohen deri në Krishtlindje, mund të jetë edhe më tej. Por kjo është mënyra e vetme për ta bërë këtë”.

E gjithë bota është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë. Shifrat e infektimit po rriten në të gjitha vendet e botës dhe qeveritë po marrin masa për parandalimin e shtimit të rasteve të infektimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat