Cilat janë vendet që po përballen më së miri me pandeminë COVID-19

Evropë

Cilat janë vendet që po përballen më së miri me pandeminë COVID-19

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 15:18
Ilustrim

Edhe pse shumë vende të Evropës Perëndimore kanë një ekonomi mjaft të fuqishme, rezultoi që menaxhimi i pandemisë Covid-19  ishte në një nivel shumë të ulët.

Shkalla e vdekjeve në Gjermani qëndron  rreth 11.5 vdekje për 100,000 njerëz, ndërsa në Belgjikën fqinje është më shumë se shtatë herë më e lartë me 87 për 100,000. Franca ka rreth 48 vdekje për 100,000 banorë.

Secili nga këto vende është një vend i konsideruar  me një sistem të aftë të kujdesit shëndetësor dhe secili ka aplikuar mjete gjerësisht të ngjashme për të luftuar virusin, me disa bllokime institucionale, distancimesh shoqërore dhe inkurajimin e higjienës për të gjithë njerëzit.

Në bazë të statistikave, Lombardia që është një  provincë fqinje në Italinë Veriore, vë në pah që numri i rasteve të vdekjeve është mjaft i lartë duke u krahasuar me vendet tjera, shkalla e vdekjes së Lombardisë është 167 vdekje për 100,000 banorë.

Por pse Gjermania po ia del më së miri me menaxhimin e situatës pandemike?

Arsyeja pse Gjermania po ia del më së miri me menaxhimin e situatës pandemike, është sepse ka qenë dhe mbetet mjaft e kujdesshme në çdo hap që ajo merr. Një faktor që luan rol të rëndësishëm në këtë situatë është koha. Sa më e shpejtë të jetë ndërmarrja e veprimit, po aq triumfues është luftimi me pandeminë.

Shkencëtari Christian Drosten, i cili shprehu këtë fitore përpara Samitit Botëror të Shëndetit në Berlin, tha: “Ka tashmë fjalime që festojnë suksesin gjerman, por nuk është shumë e qartë nga vjen. Ne kemi lëvizur me të njëjtat masa si të tjerët, nuk kemi bërë diçka ekstra të veçantë, por ishim më të shpejtë në çdo hap të masave,  apo ndoshta është arsyeja që Gjermania ka një sistem të gjerë testimi, një rrjet të mirë-vendosur të gjurmimit të shëndetit publik, dhe një numër më të madh të vendeve në njësitë e kujdesit intensiv ,sesa shumica e vendeve të tjera.

Kjo na lë të nënkuptojmë që rezultatet e menaxhimit të situatës pandemike nuk varen vetëm nga qeveria që na udhëzon për masat, por edhe nga vetë ne njerëzit me zgjidhjet që bëjmë për ta mbrojtur vetveten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat