Kush është gjyqtarja greke që fundosi “Agimin e Artë”?

Evropë

Kush është gjyqtarja greke që fundosi “Agimin e Artë”?

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 14:23
Gjyqtarja Maria Lepenioti

Maria Lepenioti është Presidentja e Gjykatës që mori vendimin historik për Agimin e Artë, duke e shpallur atë si një organizatë kriminale.

Gjykata greke ka vendosur se Agimi i Artë është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.

Në gjyqin që është mbajtur në orën 10:00 në Gjykatën supreme është marrë vendimi që organizata Agimi i Artë të shpallet organizatë kriminale pasi kanë kryer krime ndaj njerëzimit.

Image

68 eksponentët e kësaj organizate mes tyre edhe krerët më të lartë akuzoheshin se kanë kryer vrasje, plagosje, dhunime, shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve, emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponentëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta.

Akti më barbar i kësaj organizatës famëkeqe naziste është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate.

Image

Janë dhjetëra akte dhune barbare të shënuara ndër vite, ku mes viktimave të dhunës së organizatës famëkeqe janë renditur edhe emigrantë shqiptarë, të cilët janë rrahur dhe dhunuar prej togave ndëshkuese të Agimit të Artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat