Spanja konfirmon mbi 10 mijë raste me COVID-19 në 24 orë

Evropë

Spanja konfirmon mbi 10 mijë raste me COVID-19 në 24 orë

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Spanja konfirmoi 10.491 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit.

Sipas një deklarate të Ministria spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin deri më tani ka shkuar në 835.901.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë regjistruar 76 vdekje, për ta çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 32.562.

Gati gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në rajonin e Madridit, ku janë zbatuar masat më të ashpra kundër pandemisë dhe janë kufizuar hyrjet dhe daljet.

Në ndërkohë, në Madrid, diskotekat dhe baret, të cilat u mbyllën për shkak të masave, do të lejohen të hapen si restorante për të zbutur humbjet e tyre.

Nga ana tjetër, Qeveria Autonome e Katalonjës vendosi të hapë diskotekat deri në orën 03:00, me kushtin që të mos përdoret pista e vallëzimit dhe të shfrytëzohet 50 për qind e kapacitetit, ndërsa klientët të mbajnë maska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat