Gazetari malazez: Dritan Abazoviqin nuk e pyet më kush për asgjë

Evropë

Gazetari malazez: Dritan Abazoviqin nuk e pyet më kush për asgjë

Nga: D.G. Më: 12 tetor 2020 Në ora: 12:39
Dritan Abazoviqi

Gazetari malazez Veselko Koprivica ka komentuar ngjarjet në Mal të Zi, pas takimit të kryetarit Milo Gjukanoviq me liderët e tre koalicioneve me rastin e caktimit të madnatarit për formimin e qeverisë së re.

- Në këtë takim, Milo Gjukanoviq është sjellë si një burrë shteti i vërtetë gjithçka që ka thënë është për lavd. Nëse ai do të kishte vepruar ndryshe, në Mal të Zi mund të shkaktohej krizë serioze politike dhe konflikte të ndryshme të rrezikshme. Ndërsa, sipas Kushtetutës, ai mund të kishte bërë kombinime të tjera - thotë Veselko Koprivica, gazetar i pavarur nga Podgorica, në një intervistë për "Danas"-in beogradas, duke komentuar konsultat e para midis presidentit të atij vendi Milo Gjukanoviq me baratësit e tre listave të koalicioneve që do të bëjnë qeverinë e re malazeze.

Ai thotë se bashkëjetesa mund të ndodhë në marrëdhënie tolerante nëse Beçiq, Krivokapiq dhe Abazovic sillen në atë frymë.

"Nuk jam i sigurt se do të jetë kështu, sepse pas takimit me Gjukanoviqin, Krivokapiqi tha: 'Gjëja më e rëndësishme është që nga kjo ditë e ardhmja e Malit të Zi të jetë e ndryshme.' Mali i Zi deri më tani ka qenë shtet i pavarur, civil, multietnik dhe multi-fetar dhe ekologjik. A do të thotë kjo se nuk do të jetë kështu në të ardhmen”, pyet Koprivica.

I pyetur rreth përshtypjeve të tij për Abazoviqin, meqë "shumëkush në Serbi e dëshiron një të tillë", Koprivica thotë;

- Dritan Abazoviqi nuk është më i rëndësishëm për askënd në ngjarjet aktuale politike në Mal të Zi. Kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq dhe madnatari Zdravko Krivokapiq ia kanë bërë të qartë këtë, megjithëse shumëkush ka menduar se Abazoviqi do të gjendej në një nga ato pozicione. Prandaj, është mjaft logjike që ai nuk do të pyetet edhe nëse qeveria e re vendos që integrimi euro-atlantik i Malit të Zi të mos jetë një nga qëllimet e tij prioritare, që Mali i Zi të mos mbetet një shtet qytetar, se do të përpiqet të përfundojë marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.... E ai është betuar se qeveria e re nuk do ta vinte në dyshim këtë.

Përndryshe, Abazoviq tashmë e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë duke insistuar në ndryshimin e Ligjit për lirinë e Fesë, që do të thotë se ai angazhohet që prona e kishës në Mal të Zi i përket Serbisë, se Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të funksionojë e paregjistruar në Malin e Zi, se nuk paguan taksa... Ai me këtë angazhohet për dhunën ligjore, sepse edhe Komisioni i Venecias e ka mbështetur ligjin si një ligj i bazuar në standardet moderne evropiane.

Në pyetjen se në çfarë mase ndikon Kisha në ndryshimet politike që ndodhin në Malin e Zi, ose, siç tha rektori i seminarit të Cetinjes, Gojko Peroviq, "Kisha Ortodokse Serbe nuk ka interes ose plan të marrë pjesë në formimin e qeverisë", Koprivica e quan demagog Peroviqin.

- Kisha Ortodokse Serbe ende ka një ndikim të madh në udhëheqjen e re politike, dhe Peroviq është një demagog i madh dhe natyrisht ai nuk do ta pranojë publikisht se kisha ka një interes dhe një plan për të marrë pjesë në formimin e Qeverisë. Nebojsha Medojeviq, udhëheqësi i Lëvizjes për ndryshim, për shembull, pretendon se Kisha nuk e lejon atë të hyjë në qeverinë e re.

Ai vlerëson se skena mediatike në Mal të Zi është e polarizuar. Disa media ishin fuqishëm me qeverinë e mëparshme dhe të tjerat me opozitën. Stuhia aktuale në Televizionin Malit të Zi për shkak të dorëheqjeve dhe kritikave ndaj redaktorëve është një sinjal që shumë gazetarë do të përkrahin qeverinë e re. Ka gjithnjë e më pak profesionalizëm në media, dhe fajtorët kryesorë janë redaktorët, jo qeveria. Vetëcensura dhe censura e redaktorëve dhe gazetarëve janë një dhimbje kronike e gazetarisë në Malin e Zi, thotë ai.

Thotë se edhe ai ka qenë viktimë e censurës, prandaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Monitor-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat