Moti i ligë godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë kulmet e shtëpive dhe shkulin me rrënjë pemët

Evropë

Moti i ligë godet Greqinë, erërat e forta dëmtojnë kulmet e shtëpive dhe shkulin me rrënjë pemët

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:48
Foto

Moti i ligë ka goditur Neos Marmaras duke bërë që i tërë qyteti grek të mbulohet nga uji. E vendet që janë goditur më së shumti nga një stuhi shiu ishin Tasos, Krf dhe Athina.

Dëmet materiale që janë shkaktuar në destinacionin e preferuar turistik – Halkidiki janë shumë të mëdha. Stuhia ka “marrë me vete” shumë kulme të shtëpive, kurse copëzat e forta që binin nëpër rrugë kanë dëmtuar edhe një numër të madh të veturave.

Erërat e forta frynin me shpejtësi prej 80 kilometra në orë, duke bërë që të dëmtohen kulmet e materialet e forta që binin në tokë të bllokonin shumë rrugë.

E në Athinë shumë rrugë janë mbuluar nga uji, e erërat kanë shkulur me rrënjë pemët. Ekipet e zjarrfikësve kanë pranuar se kanë pranuar mbi 150 telefonata të qytetarëve që ishin ndjerë të rrezikuar. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat