Në 90-vjetorin e lindjes: Si e mori Margaret Thatcher pseudonimin Zonja e çeliktë

Evropë

Në 90-vjetorin e lindjes: Si e mori Margaret Thatcher pseudonimin Zonja e çeliktë

Nga: D.G. Më: 13 tetor 2020 Në ora: 13:21
Margaret Thatcher

E lindur me emrin Margaret Hilda Roberts, kryeministrja e ardhshme ishte vajzë e një shitësi dhe politikani lokal i cili më vonë u bë kryebashkiak i Granthamit në Angli. Nuk kishte ujë, ngrohje qendrore apo edhe një banjo të brendshme në apartamentin e ngushtë mbi dyqanin e babait të saj, ku Thatcher u rrit.

Megjithëse planifikoi të bënte karrierë politike, Thatcher u diplomua për kimi në Universitetin e Oksfordit në 1947. Pasi punoi për një kohë të shkurtër si kimiste në një kompani plastike, ajo gjithashtu punoi si shkencëtare në fushën e prodhimit të ushqimit në kompaninë "J. Lyons and Co. ”, ku ishte pjesë e ekipit që gjeti një metodë për të rritur sasinë e ajrit të injektuar në akullore në mënyrë që të mund të prodhohej me më pak përbërës dhe me një kosto më të ulët. Zbulimi çoi në prodhimin e akullores "soft serve", e cila shitej në kamionë të njohur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të quajtur "Mister ëippi".

Thatcher, e cila ishte një nga presidentët e parë të organizatës studentore të Shoqatës Konservatore të Universitetit të Oksforditit, tërhoqi vëmendjen e Partisë Konservatore menjëherë pas diplomimit. Si 24-vjeçare, ajo ishte kandidatja më e re për një vend në Dhomën e Komunave gjatë zgjedhjeve të vitit 1950.

Në zgjedhjet e përgjithshme në janar 1951, si anëtare e Partisë Konservatore, ajo kandidoi për një vend në parlamentin e shtetit në zonën elektorale Dartfor. Megjithëse dështoi, ajo mbeti e shënuar si një nga kandidatët më të reja dhe si gruaja e parë që garoi për këtë pozitë. Gjatë fushatës, ajo u takua me Denis Thatcherin, me të cilin u martua në dhjetor të po atij viti.

Pasi u martua me biznesmenin e pasur dhe të divorcuar Denis Thatcher në 1951, Margaret hoqi dorë nga karriera e saj në shkencë. "Thjesht nuk më pëlqente të qëndroja në laborator kaq gjatë", tha ajo në një intervistë televizive në 1987. "Doja të kisha një punë më të drejtpërdrejtë me njerëzit". Çifti lindi binjakët Mark dhe Carol në 1953, dhe vitin e ardhshëm Thatcher u bë avokate, i specializuar në ligjin e taksave.

Në Dartfor, ajo u përball me një betejë të ashpër në një lagje të klasës punëtore e anuar nga Partia e Punës e opozitës. Edhe pse e mundur, ajo tërhoqi vëmendjen dhe vlerësimin e konsiderueshëm të mediave për uljen e shumicës laburiste me një të tretën e plotë. Humbi përsëri në Dartfor në 1951, por më në fund fitoi një vend në parlament pasi kandidoi në distriktin paqësor konservator të Finchley në veri të Londrës në 1959.

Thatcher mbajti fjalimin "Britania u zgjua" në vitin 1976, i cili i pengoi Bashkimin Sovjetik, pasi ata menduan se shprehte "prirje drejt dominimit të botës". Revista e Ushtrisë Sovjetike "Ylli i kuq" shkroi për qëndrimin e Margaret Thatcherit një artikull të titulluar "Zonja e Çelikut mbjell frikë", duke aluduar në pikëpamjet e saj mbi Perden e Hekurt, kufirin që simbolikisht, ideologjikisht dhe fizikisht e ndau Evropën në dy pjesë të ndara nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në fund të Luftës së Ftohtë.

"Sunday Times" transmetoi artikullin "Yllit të kuq" të nesërmen dhe Thatcher përqafoi pseudonimin e ri vetëm një javë më vonë, në një fjalim para konservatorëve, ku e krahasoi atë me pseudonimin e Dukës së ëellington, "Duka i Çeliktë".

"Qëndroj para jush sonte me fustanin tim të mbrëmjes "Ylli i kuq", i bërë nga byrynxhyku, me fytyrë të grimosur butësisht të bërë dhe flokë të ndritshme, të dredhura butë ... Zonja e Çeliktë e Botës Perëndimore", ishin fjalët me të cilat Margaret Thatcher pranoi zyrtarisht pseudonimin që mori nga gazetarët sovjetikë në vitin 1976.

Para se gazetat Sovjetike ta quanin atë "Zonja e Çelikut" pas një fjalimi të mprehtë anti-komunist që ajo mbajti, Margaret njihej me një pseudonim më pak lajka.

Ndërsa ishte sekretare e arsimit në 1970, ajo pezulloi programin falas të shpërndarjes së qumështit për nxënës të moshave nga 7 deri në 11 vjeç, të gjitha në mënyrë që të përmbushnin premtimin e qeverisë Konservatore për të ulur kostot. Kundërshtarët politikë dhe media e quanin atë "Thatcher, rrëmbyesi i qumështit", dhe gazeta "San" madje e quajti atë "Gruaja më jopopullore në Britani".

Vendimet më të rëndësishme që ajo mori ishin masat e shumta ekonomike të cilat i vuri në vepër. Rriti TVSH-në, çmimin e shërbimeve komunale dhe energjisë, rriti normat e interesit me qëllim të uljes së inflacionit, uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe alokimin e shtetit për arsimin. Për shkak të alokimeve të reduktuara të arsimit, Margaret Thatcher u bë kryeministrja e parë në historinë britanike që u diplomua në Universitetin e Oksfordit pa marrë një doktoraturë nderi nga ai universitet.

"Nuk do të ketë asnjë kryeministre femër gjatë jetës sime," i tha ajo Finchley Press-it në 1970. "Popullata mashkullore ka shumë paragjykime". Pesë vjet më vonë, ajo shtypi ish-kryeministrin Edëard Heath si një udhëheqëse konservatore, duke u bërë gruaja e parë që drejtoi një parti të madhe politike britanike dhe në 1979 ajo ia dëshmoi vetes se po gabonte, duke marrë çelësat e rezidencës zyrtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Për muaj të tërë para zgjedhjeve të vitit 1979, këshilltari i saj Gordon Reese ishte i shqetësuar se zëri natyror i Thatcherit do të ishte shumë i lartë për votuesit. Ai rastësisht u ndesh me Sir Lorenzo Olivien në tren, i cili rekomandoi trajnerin e tij të zërit nga Teatri Kombëtar në Londër. Margaret iu nënshtrua një trajnimi intensiv për të zvogëluar gjatësinë e zërit të saj dhe për të përsosur një ton të qetë, autoritar që i shërbeu asaj mirë në karrierën e saj politike.

Pasi solli partinë e saj në pushtet në 1979, ajo përsëriti suksesin e saj në rizgjedhjet e 1983 dhe 1987. Dha dorëheqje si udhëheqëse e partisë dhe kryeministre në 1990, pas ndarjeve brenda partisë mbi çështjet e taksave dhe disa çështje të Bashkimit Evropian. Ishte në pushtet për 11 vjet dhe 209 ditë, që ishte gjithashtu pushteti më i gjatë në vazhdimësinë e një kryeministri britanik pas Lord Liverpoolit, i cili udhëhoqi vendin midis viteve 1812 dhe 1827.

Një bombë me sahat shpërtheu në Grand Hotel në Brighton, në Angli, ku Partia Konservatore po mbante konferencën e saj vjetore, në 12 tetor 1984, e vendosur nga një anëtar i Ushtrisë Republikane Irlandeze javë më parë. Shpërthimi dëmtoi banjën në banesën e saj, por kryeministrja ishte në dhomën tjetër në atë moment, dhe mbeti e padëmtuar.

Bomba mori pesë jetë dhe një anëtar i parlamentit ishte midis të vdekurve. Megjithëse sigurimi i Thatcherit donte që ajo të kthehej menjëherë në Londër, ajo këmbënguli të mbante fjalimin e saj siç ishte planifikuar, vetëm disa orë pas shpërthimit. "Fakti që tani jemi mbledhur këtu, të tronditur, por të matur dhe të vendosur, është shenjë jo vetëm që ky sulm dështoi, por që të gjitha përpjekjet për të shkatërruar demokracinë nga terrorizmi do të dështojnë," u tha ajo kolegëve të saj nga partia.

Baronesha Margaret Thatcher vdiq më 8 prill 2013 nga pasojat e një sulmi në zemër dhe vdekja e saj u ndoq nga pothuajse të gjitha mediat në planet, disa me himne dhe disa me festime publike për shkak të largimit të saj. Detajet e varrimit të Thatcherit ishin caktuar në pajtim me të paraprakisht. U varros me nderime të plota ushtarake dhe shërbimin e kishës në Katedralen e Shën Palit, më 17 prill, përkujton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat