Mjekët rusë thonë se vendi është i papërgatitur për valën e dytë të Covid-19

Evropë

Mjekët rusë thonë se vendi është i papërgatitur për valën e dytë të Covid-19

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Rreth dy të tretat e mjekëve rusë besojnë se vendi nuk është gati për një valë të dytë të pandemisë COVID-19.

Sipas një studimi të botuar nga VTimes, 76 për qind e mjekëve rajonalë dhe 57.3 për qind e mjekëve të Moskës, thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor rus është i papërgatitur për valën e dytë.

Kur u pyetën për të specifikuar se çfarë kontribuon në mungesën e gatishmërisë, një shumicë dërrmuese apo 84 për qind e mjekëve, thanë se spitalet ruse janë pa personelin e duhur.

Mjekët gjithashtu vunë në dukje mungesën e pajisjeve duke përfshirë skanuesit CT dhe ventilatorët, shtretërit, ilaçet dhe pajisjet mbrojtëse.

Po ashtu, kur u pyetën profesionistët e kujdesit shëndetësor se nëse u besojnë statistikave zyrtare ruse lidhur me numrin e të infektuarve me COVID-19, 74 për qind e tyre thanë se nuk u besojnë.

Sondazhi është zhvilluar në mesin e 789 profesionistëve të kujdesit shëndetësor, 143 prej tyre në Moskë dhe pjesa tjetër nëpër rajone të Rusisë.

Rusia është vendi i katërt më i prekur në botë, me më shumë se 1.35 milionë raste të konfirmuara të COVID-19. Numri i rasteve të reja të COVID-19 është trefishuar, nga rreth 5 mijë në një rekord të ri prej mbi 15 mijë brenda një muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat