Belgjika rrezikon të përballet me një bllokim të plotë

Evropë

Belgjika rrezikon të përballet me një bllokim të plotë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një virolog belg ka deklaruar se Belgjika rrezikon të hyjë në bllokim të plotë në rast se nuk ka “përmbysje” të rritjes së infeksioneve me COVID-19.

“Ne duhet t’i rishqyrtojmë edhe masat më të rrepta kufizuese, të cilat mund të ngjajnë me një bllokim të plotë sikurse ai i vendosur në muajin mars dhe prill”, tha Yves Van Laethem.

Eksperti belg deklaroi se vetëm një vaksinë eventuale ose një trajtim efektiv do të kapërcente pandeminë.

Evropa kohëve të fundit po përballet me rritje të rasteve me coronavirus, sakaq Irlanda ka vendosur të implementojë një bllokim të plotë për gjashtë javë, njashtu dhe Uellsi do të zbatojë një bllokim dy-javor.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Belgjikë u rrit në 230 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 10 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat