Publikohet edhe dokumenti rreth qëndrimit të Biden për Bosnjën

Evropë

Publikohet edhe dokumenti rreth qëndrimit të Biden për Bosnjën

Nga: F. B. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:51
Biden

Mediet serbe patën hedh dyshim për publikimin e dokumentit për qëndrimin e kandidatit demokrat për president amerikan Joe Bajden, ndërkohë sot mediet kanë publikuar edhe planin e Biden për BeH dhe të shohim çfarë reagime do të nxis ky plan.

Plani është publikuar në mediet boshnjako-hercegovase  dhe përfshin qëndrimin se Biden “gjithmonë do të jetë kundër urrejtjes, do të mbështes sovranitetin dhe karakterin shumetnik të BeH”, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Në "Vizionin e raporteve amerikane me BeH të Joe Biden” thuhet se ai obligohet që thërras partnerët e BE dhe NATO-së të zhvillojnë strategjinë për lidhje të fortë të Ballkanit me institucionet euro-atlantike.

Në dokument thuhet se kandidati demokratik është mik i dëshmuar i BeH “që nga ditët e errëta në atë vend dhe gjenocidit e luftës së vazhdueshme për stabilitet e drejtësi”.

Biden e di se tash është koha për udhëheqje të vendosur edhe të guximshme të ShBA-ve në promovimin e pajtimit dhe realizimin e reformave dhe përsëri do të obligohet në arritjen e “qëllimit tonë afatgjatë të Evropës si të plotë dhe paqësore”.

"Joe Biden e kupton pse BeH është e rëndësishme për Amerikën dhe se është në interesin amerikan sigurimi që BeH e plotë të niset përpara në NATO dhe BE” shkruan në tekst.

Si transmeto “Fena” në hyrje në dokument së pari numërohet ajo që Bajden ka bërë për BeH deri tani.

Përmenden vitet 90-ta të fillimit të dhunës në Ballkan, ku si “senator kishte rol kyç në përpjekjet e Senatit për ndalimin e gjenocidit në BeH” dhe se “përkundër kundërshtimit të hapur të intervenimeve në regjion, ShBA-të nuk mund të qëndronin anash dhe të lejojnë që civilët e pafajshëm të dhunohen, vriten edhe varrosen në varreza masive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat