Zvicra regjistron 3008 raste të reja me COVID-19

Evropë

Zvicra regjistron 3008 raste të reja me COVID-19

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë raportuar për 3008 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.

Agjencia Zvicerane për Shëndetin Publik (BAG) ka raportuar në total 86.167 rastet me koronavirus në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje Lihtenshtajnin, që nga fillimi i pandemisë. Numri i të vdekurve është rritur për tetë në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 1845, shkruan agjencia Reuters.

Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 6868 raste të reja duke çuar shifrën totale të infektuarve në 373.167. Ndërsa numri i të vdekurve është rritur për 47, duke çuar totalin e të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 9836.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat