Ministria ruse e mbrojtjes së Rusisë do të hapë përfaqësi në Serbi

Evropë

Ministria ruse e mbrojtjes së Rusisë do të hapë përfaqësi në Serbi

Nga: D.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:16
Aleksandar Vuçiq e Vladimir Putin

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka konfirmuar sot shkrimet e shtypit se përfaqësia e Ministrisë së mbrojtjes së Federatës Ruse do të hapet në Serbi.

Qëllimi i zyrës përfaqësuese do të jetë "të sigurojë mbështetje dhe zgjidhje më të shpejtë të çështjeve në lidhje me ndihmën ushtarako-teknike, si dhe bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarak-teknik", deklaroi Ministria serbe.

Përfaqësimi ushtarak rus do të vendoset në bazë të Marrëveshjes midis qeverive të Serbisë dhe Federatës Ruse për bashkëpunimin ushtarak-teknik, sipas marrëveshjes midis Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, është shkruar në njoftim.

Statusi diplomatik për stafin e misionit rus

Marrëveshja ruso-serbe për hapjen e Përfaqësisë sëë Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë përcakton që përfaqësia dhe bashkëpunëtorët të kenë status diplomatik, imunitetin dhe privilegjet që ka misioni diplomatik.

Marrëveshja, që do të nënshkruhet nga dy ministritë e mbrojtjes, përcakton se "misioni, mjediset dhe arkivat e tij do të kenë imunitetin e siguruar për stafin diplomatik dhe anëtarët e familjeve të tyre, në përputhje me Konventën e Vjenës të 18 Prillit 1961."

Urdhri për nënshkrimin e marrëveshjes u nënshkrua nga kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, më 15 tetor.

"Përfaqësuesit e misionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, kanë imunitet dhe privilegje, analoge me ato të parashikuara për anëtarët e stafit diplomatik në përputhje me Konventën e Vjenës," thuhet në projekt-marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, personeli dhe anëtarët e familjeve të tyre janë të detyruar të fusin vetëm të dhënat nga pasaporta kur rregullojnë qëndrimin, "ndërsa pjesët e tjera janë të kryqëzuara" - thuhet në dokument dhe shton se "bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes nuk plotësojnë asnjë pyetësor shtesë".

Pala serbe, shkruan më tej dokumenti, lejon që pala ruse të kontrollojë punën e misionit dhe ekspertët ushtarakë rusë dhe t'i dërgojë ata në Serbi për atë qëllim. Garanton gjithashtu sigurinë e bashkëpunëtorëve të përfaqësuesve dhe të familjeve të tyre, si dhe pasurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat