Vuçiqi: Daçiqi kryetar i Kuvendit, zgjedhjet e ardhshme më 2022

Evropë

Vuçiqi: Daçiqi kryetar i Kuvendit, zgjedhjet e ardhshme më 2022

Nga: D.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:16
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë së tij progresiste, ka paraqitur përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, përkatësisht se ka arritur marrëveshje për koalicion me SPS-në e Ivica Daçiqit, ndërsa do të jenë pjesë përbërëse edhe lista "Spas" e Aleksandar Shapiqin e listës "Spas" dhe minoritetet.

Vuqiç ka paralajmëruar se qeveria do të jetë me afat të shkurtër dhe ka paralajmëruar se zgjdhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale do të mbahen më 3 prill 2022

Ndër detyrat e qeverisë, ai ka thënë se lufta kundër virusit korova është e para, të cilën duhet ta kryejnë me sukses.

Detyra e dytë "më e rëndësishme", ka thënë Vuçiq, është "lufta për interesin e popullit në Kosovë".

Në vend të tretë ai e ka vënë luftën kundër mafias, duke vlerësuar se ajo do të jetë "e ashpër", ngase "disa kanë menduar se mund të jenë më të fortë se shteti".

Më pas ai ka numëruar ruajtjen e pavarësisë së Republikës së Serbisë, reformat dhe problemet rreth sundimit të rendit e të ligjit dhe integrimet evropiane.

Duke folur për partnerët e koalicionit ai ka thënë se janë pajtuar me Ivica Daçiqin (e SPS-së), ndonëse "ka pasur qëndrime të ndryshme" dhe se bashkëpunimi i këtë parti do të jetë "në një format paksa të ndryshuar".

Ivica Daçiq do të jetë kryetar i Kuvendit, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se ka biseduar edhe me Aleksandar Shapiqin nga partia "Spas", i cili do të ketë një ministri, dhe ka shtuar se në qeveri do të prfshihen edhe përfaqësues të minoriteteve, "por duhet të jenë ekspertë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat