​Papa Françesku për herë të parë mban maskë në publik

Evropë

​Papa Françesku për herë të parë mban maskë në publik

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:43
Papa Françesku

Papa Françesku vuri një maskë për herë të parë sot, ndërsa shërbente meshën për paqe në botë me udhëheqësit e tjerë fetarë.

Papa mbajti një maskë të bardhë në Bazilikën Romake St. Maria. Më parë, ai mbante maskën vetëm në veturën që e përdorte për të udhëtuar në audiencat e së dielës në Vatikan.

Ai e gjeti veten në shënjestër të kritikave, veçanërisht në rrjetet sociale, pasi nuk mbante maskë në audiencat e tij të përgjithshme dhe herë pas here binte në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët.

Françesku, 83-vjeç, ishte në meshë me udhëheqës të tjerë të krishterë në bazilikë, përfshirë Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.

Papa Françesku hoqi maskën ndërsa foli para masës, ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë fetarë, por e ktheu atë sapo përfundoi fjalimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat