Turqia do të shpërndajë 100 mijë tonë miell për nevojtarët

Evropë

Turqia do të shpërndajë 100 mijë tonë miell për nevojtarët

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Turqia do të dërgojë rreth 110,000 tonë miell dhe bishtajore si ndihmë për vendet në nevojë, njoftoi Gazeta Zyrtare e vendit.

Sipas një dekreti presidencial të botuar në gazetë, Bordi Turk i Grurit (TMO) do të dhurojë deri në 100,000 ton miell dhe 10,000 ton bishtajore, e cila do t’ua shpërndajë civilëve në nevojë, veçanërisht në Siri.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) do të ndihmojë Gjysmëhënën e Kuqe Turke në transportin dhe shpërndarjen.

Siria është mbyllur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit goditi protestat pro-demokracisë me një egërsi të papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat