Turqia teston me sukses raketën anti-bunkerë

Evropë

Turqia teston me sukses raketën anti-bunkerë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:20
Pamje nga testimi i një rakete anti-bunker që do të futet më vonë në përdorimin e ushtrisë

Turqia ka testuar me sukses raketën anti-bunkerë, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar së fundmi pamje nga testimi i një rakete anti-bunker që do të futet më vonë në përdorimin e ushtrisë.

Raketa lëshohet nga një avion F-16 dhe qëllon në shenjë objektivin sipas autoriteteve turke. Raketa anti-bunker synohet të përdoret kryesisht nga forcat ajrore me qëllim neutalizimin e sistemeve mbrojtëse të armikut në fushën e betejës, sidomos në zona të mire fortifikuara. 

Gjatë viteve të fundit, ajo ka përvetësuar teknologjinë e avancuar të dronëve, ndërsa është investuar edhe në marinë dhe sistemet raketore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat