Zvicra regjistron 5596 raste të reja me coronavirus

Evropë

Zvicra regjistron 5596 raste të reja me coronavirus

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Zvicra ka regjistruar 5596 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkohë është raportuar edhe për 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Shifra totale e të infektuarve në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit ka arritur në 91.763, ndërsa i të vdekurve në 1.856, njofton “Blick”.

Në Gjermani ndërkohë janë regjistruar 7595 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 380.762. Numri i të vdekurve është rritur për 39, ndërsa ka arritur totalin në 9875.

E në Austri është regjistruar një rekord i rasteve ditore me koronavirus, prej 1958 të infektuarve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat