Ministri francez: Xhamitë në dy qytete nën mbrojtjen e policisë

Evropë

Ministri francez: Xhamitë në dy qytete nën mbrojtjen e policisë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:26
Francë

Ministri i Brendshëm Francez Gerald Darmanin tha të mërkurën se u kishte kërkuar autoriteteve lokale që t’i vendosnin xhamitë në qytetet Bordo dhe Bezie në jugperëndim të Francës nën mbrojtjen e policisë, pas kërcënimeve ose akteve të dhunës.

"Veprime të tilla janë të papranueshme në tokën franceze", tha ministri në një postim në Twitter të mërkurën.

Radioja “France bleu” njoftoi në faqen e saj të internetit të martën vonë se drejtuesit e xhamisë Ar-Rahma në Bezie kishin paraqitur një ankesë në polici pas mesazheve të urrejtjes në Facebook, përfshirë një thirrje për t’i vënë zjarrin xhamisë.

Kërcënimet vijnë vetëm disa ditë pasi një adoleshent çeçen i preu kokën

një mësuesi francez të historisë për shfaqjen në klasë të karikaturave të Profetit Muhamet në një shkollë të mesme në veriperëndim të Parisit.

Radioja “France bleu” publikoi mesazhin që dikush kishte nxjerrë në Facebook, i cili më pas ishte fshirë, ku bëhej thirrje për homazhe ndaj mësuesit të vrarë duke djegur xhaminë e qytetit Bezie.

Kryeministri Jean Castex i tha parlamentit të martën se Franca ka nevojë për një ligj kundër rrezikimit të jetës së të tjerëve përmes rrjeteve të mediave sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat