Ditë e zezë për Gjermaninë, shënohet rekord i rasteve të reja me koronavirus

Evropë

Ditë e zezë për Gjermaninë, shënohet rekord i rasteve të reja me koronavirus

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se të enjten në Gjermani janë shënuar 30 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,905, shkruan The Guardian.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe është shënuar rekord shqetësues i rasteve ditore me COVID-29, mbi 3.000 raste më shumë se një ditë më parë.

11.287 infektime të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 392.049.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat