Jelica Miniç: Pushteti në Serbi nuk ka kredibilitet as në skenën vendore as ndërkombëtare

Evropë

Jelica Miniç: Pushteti në Serbi nuk ka kredibilitet as në skenën vendore as ndërkombëtare

Nga: F. B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:18
Serbia

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane në Serbi ka vlerësuar se paralajmërimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për vitin 2022 nga Vuçiq dëshmon se ky pushtet nuk ka kredibilitet as në skenën vendore as ndërkombëtare, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ajo ka vlerësuar zgjedhjet e kaluar si “pafundësisht jo të rregullta” dhe kushtet ku morën pjesë më pak se gjysma e popullsisë me të drejtë vote, pa marrë parasysh se pushteti mori 70 për qind të votave.

"Në Serbi po rritet mos-dëgjueshmëria qytetare si përgjigje në këto rrethana, ndërsa jashtë vendit arrijnë kritika të ashpra bile edhe nga anëtarë të partive evropiane popullore në Parlamentin Evropian që viteve të shkuara i jepnin mbështetje  SNS-së", vlerësoi Miniç.

Ajo tha se ky pushtet do të bart përgjegjësinë e “plotë “ për çdo gjë që ndodhë në vend dhe vendimet e imponuara edhe me vullnet në skenën e jashtme.

"Në periudhën deri në pranverën 2022 do merren vendimet më të rënda politike e shtetërore dhe ky pushtet do të jetë fajtor për to, që me shije të hidhur e tha Vuçiq para dy jave kur u fol për përparimin dhe raportin e Komisionit Evropian për stagnimin dhe pakënaqësinë në rrugën e integrimit evropian”, tha ajo.

Ajo theksoi se në të njëjtën kohë edhe opozitës “i është hedhur doreza”. Me këtë veprim opozitës iu tha “keni një vit kohë të punoni për kushte më të mira, për oferta ndaj qytetarëve dhe mos të harxhoni kohën në kritikën dhe nxirjen e pushtetit”, tha ajo.

Sipas Miniç opozita do të ketë vështirë të organizohet kur “njerëz me flakadan në kulmet tona, huligan të maskuar dhe e djathta kërcënojnë me jetë,  për pasuri  dhe kulturorë shpirtërore edhe materiale që kemi krijuar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat