Komesari Evropian Varhej: Raportet me Ballkanin Perëndimor janë prioritet ynë

Evropë

Komesari Evropian Varhej: Raportet me Ballkanin Perëndimor janë prioritet ynë

Nga: F. B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:09
BE

Komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhej tha sot në konferencën ministrore të vendeve të BE-së se raportet me Ballkanin perëndimor janë prioritet i Komisionit Evropian, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

“Kur bëhet fjalë për migrimet, përmirësimin e bashkëpunimit që llogaritet kyç për forcimin e aftësisë së menaxhimit me kufij kundër kontrabandës”, ka shkruar Varhej në rrjetin social Tviter.

Varhej së bashku me komisarët e drejtësisë Didie Rejnders dhe atë të punëve të brendshme Liv Jonanson po marrin pjesë në video-lidhjen e ministrave të BE-së dhe Ballkanit perëndimor kushtuar drejtësisë edhe punëve të brendshme.

Konferenca është organizuar nga Gjermania si kryesuese e Këshillit të BE-së, ndërsa në agjendë është çështja e migrimeve, azilit, luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe krimit të organizuar si dhe ndikimi i pandemisë covid_19 në punën e sistemit juridik dhe drejtave elementare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat