Në Gjermani rriten sërish shitjet e letrës së toaletit dhe dezinfektuesve

Evropë

Në Gjermani rriten sërish shitjet e letrës së toaletit dhe dezinfektuesve

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:29
Foto Ilustrim

Zyra e Statistikave të Gjermanisë ka thënë se shitjet e letrës së toaletit dhe dezinfektuesve janë duke shënuar sërish rritje, teksa shteti me ekonominë më të madhe në Evropë po përballet me rritje alarmante të koronavirusit.

“Paniku i blerjeve është duke nisur sërish”, ka thënë kjo Zyrë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Rritja e blerjeve të letrës së toaletit është rritur për gati 90 për qind javën e kaluar, në krahasim me nivelet para krizës, e dezinfektuesve, për 72.5 për qind, e sapunit, 62.3 për qind, është thënë në një deklaratë ndaras.

Gjermania ka qenë më e sukesshme në luftimin e koronavirusit sesa shumë shtete tjera evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francë, mirëpo numrat edhe atje po rriten me ritëm të shpejtë javëve të fundit.

Gjermania po përballet me rritje “shumë serioze” të rasteve me koronavirus, ka thënë udhëheqësi i Institutit Robert Koch, që merret me sëmundjet infektive.

Ky shtet ka raportuar të enjten për 11,287 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar rekordin ditor prej 7,830 rasteve më 16 tetor.

Të dhënat e publikuara në muajin prill kanë treguar se krijimi i rezervave para izolimit të pritur dhe masave të karantinës, kanë rezultuar me shitje përtej parashikimeve në muajin shkurt.

Të paktën 392,049 persona janë infektuar në Gjermani, prej kur ka shpërthyer koronavirusi në këtë shtet.

Prej tyre, 9,905 persona kanë vdekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat