Kroacia ka numër rekord të të infektuarve me COVID-19

Evropë

Kroacia ka numër rekord të të infektuarve me COVID-19

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Sot janë regjistruar 1563 raste të reja të infeksionit me coronavirus. Trembëdhjetë njerëz vdiqën në shtetin kroat.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 7380. Midis tyre, 661 pacientë janë në spital, nga të cilët 46 janë në aparate për frymëmarrje, raporton index.hr.

Që nga 25 Shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 29,850 njerëz të infektuar me coronavirus, nga të cilët 406 kanë vdekur.

Një total prej 22,064 njerëz u rikuperuan, nga të cilët 629 në 24 orët e fundit.

Tani janë 25,620 njerëz në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 418,821 njerëz janë testuar, nga të cilët 6,874 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat