Spanjë, qeveria i mbijeton votës së mosbesimit

Evropë

Spanjë, qeveria i mbijeton votës së mosbesimit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:21
Foto

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetoi një mocion mosbesimi në parlament, i propozuar nga partia e djathtë populiste Vox, ndërsa qeveria po përplaset me një valë të dytë të rëndë të infektimeve me COVID-19.

Vetëm 52 deputetë, të gjithë nga vetë partia Vox, votuan në favor të zgjedhjes së kryetarit të partisë Vox, Santiago Abascal, si kryetar i ri i qeverisë.

Pjesa tjetër e deputetëve, 298, e kundërshtuan mocionin, që kërkonte 176 vota pro për të kaluar.

Vox e akuzon qeverinë e udhëhequr nga socialistët për detyrimin e një “komunizmi bolivarian”.

Vox, gjithashtu, i bëri thirrje qeverisë të justifikojë menaxhimin e saj kriminal të shpërthimit të koronavirusit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat