Edhe të enjten rritje e rasteve ditore dhe të vdekurve nga COVID-19 në Itali

Evropë

Edhe të enjten rritje e rasteve ditore dhe të vdekurve nga COVID-19 në Itali

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Regjistrimi ditor i rasteve të reja me COVID-19 në Itali u rrit përsëri të enjten, në 16,079, gati një mijë më shumë se të mërkurën, por me rreth 7,500 teste më pak (170,392 kundrejt 177,848).

Kështu, sipas mediave të huaja, totali i infeksioneve përfshirë viktimat dhe të rikuperuarit tani është 465,726.

Ndërkohë numri ditor i vdekjeve ishte 136 në 24 orët e fundit, nga 127 të mërkurën, me një total prej 36,968.

Siç bëhet e ditur, Italia ka parë një ngritje në raste të cilat janë më të theksuara në Lombardi, Campania dhe Lazio, midis rajoneve të tjera.

Përveç disa bllokimeve lokale, disa ekspertë presin një bllokim të ri kombëtar në Krishtlindje, por qeveria e ka përjashtuar këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat