Turqia regjistron 2.102 raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqia regjistron 2.102 raste të reja me COVID-19

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Turqia raportoi 2.102 raste të reja me coronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.581 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 355.528, ndërsa numri i të shëruarve në 310.027, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 117.198 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 12,87 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.584, me 71 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.599, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përsëriti kërkesën e tij që qytetarët të mbështesin luftën kundër coronavirusit duke respektuar masat mbrojtëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat