Kryeministri çek u kërkon falje njerëzve, madje pesë herë – ndërsa vendi vuan nga vala e dytë e coronavirusit në Evropë

Evropë

Kryeministri çek u kërkon falje njerëzve, madje pesë herë – ndërsa vendi vuan nga vala e dytë e coronavirusit në Evropë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:13
Andrej Babis

Kriza e coronavirusit në Republikën Çeke është tani aq e keqe saqë kryeministri Andrej Babis, derisa qëndroi para reporterëve gjatë një konference shtypi drejtpërdrejt të mërkurën, bëri atë që pak udhëheqës shpesh e bëjnë. Ai u kërkoi falje njerëzve – madje pesë herë.

Sipas CNN, Babis, i cili po mbikëqyr një nga epidemitë më të këqija të coronavirusit në botë, pranoi se ai dhe qeveria e tij kishin bërë gabime në trajtimin e shpërthimit dhe iu lut njerëzve që të ndiqnin rregullat e rrepta të bllokimit.

“Më vjen keq për kufizimet e reja që do të ndikojnë në jetën e pronarëve të bizneseve, qytetarëve, punonjësve. Më vjen keq gjithashtu që përjashtova de facto mundësinë e kësaj që të ndodhte sepse nuk mund ta imagjinoja që kjo do të ndodhte”, citohet të ketë thënë Babis.

Masat e reja çeke, të cilat hynë në fuqi të enjten në mëngjes, përfshijnë kufizime në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mbylljen e shërbimeve dhe dyqaneve jo-thelbësore. Ata do të qëndrojnë në vend deri më 3 nëntor.

Vendimi për shtrëngim të masave erdhi ndërsa kombet e tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Poloninë, raportuan numra rekord të rasteve të reja ditore, dhe Irlanda u përgatit të vendoste bllokimin më të rreptë në Evropë.

Të dy, Spanja dhe Franca tejkaluan 1 milion raste të regjistruara COVID-19 të mërkurën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins (JHU).

Ato i bashkohen me Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës për të kaluar atë prag. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat