‘Kufizohet lëvizja në Greqi’/ Kryeministri Mitsotakis njofton masat e reja anti-Covid

Evropë

‘Kufizohet lëvizja në Greqi’/ Kryeministri Mitsotakis njofton masat e reja anti-Covid

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:14
Kryeministri Mitsotakis

Shtimi i rasteve të reja me Covid e ka detyruar qeverinë greke që të ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese për të rritur efikasitetin në luftën për parandalimin e virusit.

Pasditen e sotme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi masat e reja kufizuese ku ndalohet lëvizja e qytetarëve në një fashë të caktuar orari.

Qytetarët do të ndalohen të qarkullojnë  nga ora 00:30 e mesnatës deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”, tha Mitsotakis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat