Ministri çek i shëndetësisë shkarkohet pasi u pa në një restaurant që duhej të ishte i mbyllur

Evropë

Ministri çek i shëndetësisë shkarkohet pasi u pa në një restaurant që duhej të ishte i mbyllur

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:14
Roman Prymula

Çekia ka ndaluar udhëtimet për qëllime turizmi pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Hotelet nuk e kanë të lejuar që të pranojnë turistë, por vetëm turitstë për qëllime biznesi.

Masat e reja kanë bërë që turistët të mos kenë se çfarë të bëjnë në Republikën Çeke.

Kurse kryeministri Andrej Babis ka propozuar lirimin nga detyra të Ministrit të Shëndetësisë Roman Prymula dhe ka emëruar pasuesin për këtë post në një takim me presidentin Milos Zeman.

Kryeministri Babis ka thënë se presidenti ka pranuar vendimin e tij dhe do të takohet me ministrin e ardhshëm të Shëndetësisë të marëtën.

Kjo erdhi pasi Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula u godit nga një skandal të premten, pasi iu publikuan foto duke u larguar nga një restaurant në Pragë I cili do të duhej të ishte i mbyllur shkaku i masave kundër pandemicë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat