Tensioni në Egje, Turqia zgjat deri më 4 nëntor kërkimet për naftë, mediat greke: Konflikti me Francën na prek dhe ne

Evropë

Tensioni në Egje, Turqia zgjat deri më 4 nëntor kërkimet për naftë, mediat greke: Konflikti me Francën na prek dhe ne

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 4 nëntor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike në Mesdheun Lindor.

Sipas njoftimit, anija për kërkime sizmike Oruç Reis, do të jetë e shoqëruar nga anijet Ataman dhe Cengizhan në punimet sizmike që janë zgjatur deri më 4 nëntor në Mesdheun Lindor.

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale.

"Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe për shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit, gjeofizike në mënyrë manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në 8.000 metra dhe dy-dimensionale në një thellësi deri në 15.000 metra", shkruan agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Mediat greke ndërkohë bëjnë të ditur se marina greke është vënë menjëherë në lëvizje për të ndjekur lëvizjen e Oruç Reis, që shoqërohen nga disa anije luftarake turke. 

Gazeta Pro Thema shkruan se në veçanti, Pentagoni po shqyrton mënyrën më të mirë për të përdorur forcat detare që monitorojnë rrjedhën e Oruç Reis dhe anijet luftarake turke që e shoqërojnë atë, në mënyrë që të shmangë - sa më shumë të jetë e mundur - stresin e ekuipazheve të flotës greke dhe mjetet e përdorura për monitorimin e veprimtarisë së paligjshme turke në një zonë të shelfit kontinental grek.

Greqia duket se është e shqetësuar dhe në lidhje me përplasjet më të fundit mes Turqisë dhe Francës, ku Parisi vendosi që të tërheqë ambasadorin francez nga Ankaraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat