​Sulmohet me “molotov” Instituti për Sëmundjet Infektive në Gjermani

Evropë

​Sulmohet me “molotov” Instituti për Sëmundjet Infektive në Gjermani

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:39
Foto Ilustrim

​Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me koktej “molotovi” ndërtesën e Institutit “Robert Koch”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rojet e sigurisë tregojnë se arritën t’i dallonin agresorët që sulmuan institutin që këshillon qeverinë për masat e nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit, por pa mundur t’i identifikonin.

Ditët e fundit Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus ashtu si pjesa tjetër e Evropës. Gjatë së shtunës u regjistruan mbi 10 mijë të infektuar, ndërkohë që viktimat arritën në 10 mijë.

Një pjesë e madhe gjermanëve i kanë mbështetur rregullat e njoftuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por ka pasur dhe një pjesë tjetër që ka protestuar kundër tyre.

Marshimet kanë tërhequr njerëz të ndryshëm nga ata që kundërshtojnë vaksinën deri tek ata që i konsiderojnë masat si shkelje të të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat