Erdogan nuk ndalet: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet

Evropë

Erdogan nuk ndalet: Macron ka humbur, ai duhet të kontrollohet

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:14
Erdogan dhe Macron

Po vazhdon një luftë e ftohtë mes dy liderëve botërorë – Erdogan dhe Macron.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan kritikoi përsëri presidentin francez, Enmanuel Macron për qëndrimin ndaj myslimanëve, duke thënë se ai ishte “i humbur”.

Të shtunën, Erdogan tha se Macron ka një problem me myslimanët dhe se ka nevojë për një “kontroll mendor”, për këtë arsye Parisi tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja, raporton trtworld.

“Njeriu i parë i Francës ka humbur. Ai vazhdon të flas gjatë gjithë ditës për Erdoganin. Shikoni së pari veten dhe ku po shkoni. Unë thashë dje në Kayseri se është rasti dhe se me të vërtetë duhet të kontrollohet”, tha Erdogan në Malatya.

Këtë muaj, Macron i shpalli luftë “separatizmit islamik”, i cili beson se po prek disa komunitete myslimane në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat