Popullsia hebreje ka rënë për 60% në 50 vitet e fundit në Evropë

Evropë

Popullsia hebreje ka rënë për 60% në 50 vitet e fundit në Evropë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Evropa ka humbur pothuajse 60% të popullsisë së saj hebreje gjatë 50 viteve të fundit, kryesisht si rezultat i rënies së Bashkimit Sovjetik pas së cilës shumë hebrenj u larguan nga Evropa Lindore kur u hapën kufijtë, tregon një studim.

Sipas The Guardian, vetëm rreth 9% e popullatës hebraike globale tani jeton në Evropë, krahasuar me gati 90% në fund të shekullit 19 – por e ngjashme me proporcionin 1000 vjet më parë.

Në total, rreth 1.3 milion hebrenj jetojnë në Evropë në vitin 2020, rreth 0.1% e popullsisë së kontinentit. Dy të tretat e tyre jetojnë në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani.

Shifrat janë në një raport të prodhuar nga Instituti për Kërkime të Politikave Hebraike me qendër në Londër, i cili përpiqet të japë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të popullatave hebraike në vendet evropiane.

“Hebrenjtë jo vetëm që kanë qenë një pjesë integrale e historisë dhe kulturës evropiane, por janë në të vërtetë një nga grupet përbërëse më të vjetra dhe origjinale të saj”, thotë raporti.

Midis fundit të shekujve 18 dhe 19, numri i hebrenjve në botë u rrit në më shumë se 10 milionë, dhe u ngjit më tej në 16.5 milionë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Por vrasja e 6 milionë hebrenjve në Holokaust e uli popullsinë globale në rreth 11 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat