Fëmijët jetuan me prindërit e tyre të vdekur për tri ditë: Kanë fjetur dhe trupi i babait është bërë i zi

Evropë

Fëmijët jetuan me prindërit e tyre të vdekur për tri ditë: Kanë fjetur dhe trupi i babait është bërë i zi

Nga: D.G. Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:14
Vendi i ngjarjes

Dy fëmijë të mitur nga qyteti rus Bolshoye Kuzyomkino jetuan për tre ditë në një apartament pranë prindërve të vdekur Aleksandrit (30) dhe Viktoria Yakuninas (25), të cilët vdiqën në shtrat pasi hëngrën "tranguj helmues". Fëmijët menduan se prindërit e tyre ishin në gjumë.

Kur familja nuk erdhi në njëtubimin familjar, Natalia Bakulina (36) nga Leningradi thirri vëllain e saj Aleksandrin (30) dhe gruan e tij 25-vjeçare Viktoria, ndërsa një vajzë 5-vjeçare iu përgjigj në telefon. Ajo tha se nëna dhe babai kanë fjetur për tre ditë dhe se trupi i babait është bërë i zi, raporton Ary News. 

Pamja që Natalia gjeti e tronditi. - Vrapova brenda dhe pashë gjithçka. Rashë dhe fillova të bërtas - ka thënë ajo. 

Ajo më pas ka thirrur policinë dhe shërbimet e urgjencës, i ka veshur fëmijët dhe i ka nxjerrë nga banesa. Pas aksidentit, fëmijët iu besuan gjyshit nga ana e babait të tyre për t'u kujdesur për ta. 

Policia ka gjetur tranguj turshi shtëpie në kuzhinë, të cilët çiftit një ditë më parë ia kishte dhënë nëna e Aleksandrit. Sipas agjencive ruse, duket se toksina helmuese botulinum, e njohur si më e fuqishmja nga të gjitha helmet natyrore të njohura, është zhvilluar në kavanoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat