Shumica e gjermanëve shpresojnë në fitoren e Bidenit për president amerikan

Evropë

Shumica e gjermanëve shpresojnë në fitoren e Bidenit për president amerikan

Nga: F.B Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:08
Joe Biden

Shumica e gjermanëve shpresojnë në fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, sepse pas katër viteve pjesërisht janë dëmtuar raportet amerikano-gjermane, shkruan Duetche Whelle, transmetojnë “Politika” dhe “Bota Sot”.

Sipas deputetit të CDU Peter Beyer që është edhe koordinator i qeverisë federative për raporte transatlantike, kur bëhet fjalë për pikën më të ultë të raporteve në kohën e Trump nuk duhet të mendohet shumë vetëm të kujtohet gushti 2018 kur Trump i cilësoi armiq evropianët.

“Këtu thjesht u kalua kufiri, këtë askush nuk dëshiron ta dëgjojë nga askush, e më së paku nga presidenti amerikan”, tha ai për DW.

“Ishim të mësuar që gjërat të harmonizohen, në lidhje me këtë na u dashtë të mësojmë shumë. Trump paralajmëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Këtë e mësuam nga mediat dhe pastaj çdo gjë u heshtë- asnjë fjalë”, tha Beyer.

Ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë me gjasë është ndër momentet e rralla që Berlini e ka dashur deri tash – kjo nuk vlen vetëm për klasën politike, por edhe nga hulumtimi ku vetëm 13 për qind e gjermanëve duan që Trump të ri-zgjidhet.

Vetëm mbështetësit e Alternativës djathtiste (AfD) e mbështesin me shumicë, ndërsa në Gjermani ata janë pakicë.

“Çdo njeri i kuptueshëm shpreson se Biden do të fitojë”, thotë Johanes Kindler (74) që ka përjetuar kohën e artë të miqësisë amerikano-gjermane.

Ai ishte këshilltar në zyrën e presidentëve revan, Bush e Clinton.

Nëse Biden bëhet president, komunikimi me Uashingtonin me siguri do të përmirësohet dhe ai do kërkonte nga gjermanët më shumë përgjegjësi në aspektin e mbrojtjes:

“Kërkesat e ShBA ndaj gjermanëve do të ishin të paktën aq më të shumta se sa ishin në kohën e Trump”, tha Kindler.

Kështu mendon edhe Franciska Brantner, zëdhënëse e të gjelbërve për politikën evropiane në Bundestag.

“Politikën tonë të jashtme duhet ta definojmë si evropiane. Duhet të kemi në plan të parë atë që është e përbashkët për evropianët ashtu që të mund të veprojmë si gjerman dhe evropian, aq më shumë nëse Trump mbetet”, tha ajo.

Në lidhje me ruajtjen e klimës, Brantner mbështet Bidenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat