Rrallë herë shihet me maskë, “lumë” kritikash për Papën: Duhet të jetë shembull për besimtarët

Evropë

Rrallë herë shihet me maskë, “lumë” kritikash për Papën: Duhet të jetë shembull për besimtarët

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:17
Papa Françesku

Papa Françesku është duke u përballur me një lumë kritikash pasi nuk mban maskë kur takohet me njerëz, edhe në ambiente të brendshme. Nga ana tjetër, besimtarët janë shprehur se Ati i Shenjtë duhet që të jetë shembull për të tjerët dhe në të njëjtën kohë të kujdeset për shëndetin e tij.

Në një mbledhje gjatë fundjavës mes Papës dhe kryeministrit spanjoll në Vatikan, asnjë prej liderëve nuk u pa të mbante maskë në pjesën publike të eventit.

Edhe pse, Pedro Sánchez ishte me maskë kur arriti në Vatikan, dy burrat dhe asistentët e tyre ishin pa paska para dhe pas mbledhjes private.

javën e shkuar, Françesku u pa duke mbajtur maskë gjatë një shërbese lutjesh në Romë, hera e dytë që ai shihej me fytyrë të mbuluar.

Ditën që pasoi, në daljen javore para besimtarëve në auditorin e Vatikanit, Papa sërish ishte pa maskë. Në fund të mbledhjes, Françesku përshëndeti një numër të madh bishopësh pa maskë, duke u dhënë dorën dhe duke folur afër me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat