Kancelari austriak, Kurz: Bllokimi i dytë, mundësia e fundit nëse rastet me Covid-19 nuk ulen

Evropë

Kancelari austriak, Kurz: Bllokimi i dytë, mundësia e fundit nëse rastet me Covid-19 nuk ulen

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:48
Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz po deklaron se bllokada e dytë do të jetë mundësia e fundit nëse rritja aktuale e rasteve të koronavirusit nuk zbutet.

”Situata në spitale do të përcaktojë nëse do të vendosim një bllokim të ri. Asnjë vend në botë nuk do të lejonte që kujdesi i tij intensiv mjekësor të mbingarkohej”, theksoi Kurz.

Në Austri, mbingarkesa e mundshme e sistemit shëndetësor është një kërkesë ligjore për të vendosur një bllokadë.

Austria futi një kufi prej gjashtë personash për takime private në ambientet e brendshme dhe 12 persona për takimet në ambientet e jashtme.

Austria ka regjistruar numër rekord të infeksioneve ditore në ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat